Vritet një 27 vjeçar në Prishtinë

12:21 | 27 Shkurt 2019

Një person rreth moshës 27 vjeçar është qëlluar për vdekje në Prishtinë para pak minutash.

Vrasja ka ndodhur në afërsi të shkollës teknike dhe ende nuk dihen motivet që kanë shtyrë deri të kjo ngjarje.

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha i ka thënë arbresh.info se viktima është një i ri rreth të 20-at. Sipas Berishës në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori kujdestar.  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale