Vrasja e Donjeta Pajazitajt, prokurorja bën ankesë në Gjykatën e Apelit

22:40 | 9 Qershor 2018

Gjykata Themelore e Pejës e kishte shpallur tre muaj më parë të pafajshëm të dyshuarin kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Për këtë vendim, trupi gjykues kishte thënë se dëshmitë e dëshmitarëve nuk e kanë provuar që viktima ditën kritike kur është zhdukur të ketë qenë në veturën e të akuzuarit.

Por, me këtë vendim nuk është pajtuar aspak familja të cilët kishin paralajmëruar se do të ndjekun të gjitha shkallët e ankesës kundër këtij vendimi.

Prokurorja e rastit, Valbona Haxhosaj ka konfirmuar për Indeksonline se ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Po, kam bërë ankesë në Gjykatën e Apelit. Arsyeja është vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike për shkak të vërtetimit të gabuar” ka thënë Haxhosaj.

Donjeta Pajazitaj ishte gjetur e vdekur në bjeshkët e Strellcit të Deçanit, disa javë pasi ishte shpallur e zhdukur. I dyshuari kryesor për vrasjen e saj ishte kushëriri, Naser Pajazitaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara