Voton kandidati i PDK-së për Leposaviq, thotë se do t’i rikthejë banorët e Koshtovës, Bistricës e Cerajës

13:07 | 19 Maj 2019

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Shaqir Hetemi, ka votuar sot në qendrën e votimit në fshatin Bistricë.

Hetemi ka thënë se procesi deri tani po shkon mbarë dhe nuk kanë vërejtje për ndonjë parregullësi, njofton Klan Kosova.

”Do të tentoj t’i rikthej banorët e Koshtovës, Bistricës e Cerajes në shtëpitë e tyre sepse nuk gëzojnë të drejta”, është shprehur ai mes tjerash në prononcimin e tij, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara