Votojnë ish-kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq dhe kandidati për këtë post Milan Radojoviq

08:35 | 29 Nëntor 2020

Turmës po i prin ish-kryetari Goran Rakiq, pas tij të gjithë një nga një para orës 08:00 ja kanë mësyrë qendrës së votimit në Mitrovicën Veriore.

Shkolla teknike në këtë komunë ishte qendra ku zv.kryeministri Goran Rakiq së bashku me kandidati e Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës Veriore, Milan Radojoviq kryen obligimin për votim.

Kujtojmë se Mitrovica Veriore po mban sot zgjedhjet e parakohshme, pasi që në qershori pas marrjes së pozitës së zëvendëskryeministrit, Goran Rakiç në Qeverinë Hoti, Mitrovica Veriore ka mbetur pa kryetar. Sot më ora 07:00 në këtë komunë janë hapur shtatë qendra të vendvotimeve dhe janë mbi 23 mijë votues.

Ndryshe, sot zgjedhjet komunale po mbahen edhe në komunën e Podujevës.

Komuna e Podujevës kishte mbetur pa kryetar qysh në fillim të shkurtit, kur Agim Veliu ka dhënë dorëheqje, pasi është emëruar ministër i Brendshëm në Qeverinë e ish-kryeministrit Albin Kurti. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara