Vorbulli ciklonik sërish sjell pluhurin shkretinor nga Afrika

13:41 | 6 Qershor 2020

Në rajonin tonë ka depërtuar sërish pluhuri shkretinor nga Afrika Veriore.

Një vorbull ciklonike që po kalon nga deti Jon dhe masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, gjatë ditës së sotme kanë sjellur koncentrime të vogla të pluhurit shkretinor mbi rajonin tonë, transmeton portali arbresh.info.

Mëngjesin e sotëm në sipërfaqe të hapura mund të vërehej ky pluhur i cili në kombinim me riga lokale shiu ka rënë edhe në sipërfaqe tokësore.

Krahasuar me pluhurin që depërtoj muajin e kaluar, koncentrimet e sotme ishin shumë më të ulëta, mirëpo lidhja me pikat e shiut ka bërë të mundur që pluhuri të vërehej më shumë si p.sh. në vetura apo objekte tjera të jashtme, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara