Vjosa Osmani takohet me Nataliya Apostolova dhe Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

16:16 | 24 Tetor 2019

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Temë diskutimi ishin situata aktuale politike në Kosovë, prioritetet e LDK-së dhe diskutimet për përbërjen e Qeverisë së re.

Nënkryetarja, Osmani foli për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përpjekjet për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Gjatë, ditës së sotme, nënkryetarja Dr. Vjosa Osmani është takuar edhe me Ambasadorën e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall.

Gjatë takimit janë diskutuar për prioritetet kyçe të qeverisjes së ardhshme, në veçanti reformat në institucionet e Kosovës, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe çështje tjera të cilat ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara