Vjosa Osmani përcjell binjaket e saj për në shkollë – “filluam rrugëtimin e dijes”

12:17 | 14 Shtator 2020

Vajzat e Kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmanit, sot kanë ditën e parë të shkollës.

Osmani se bashku me bashkëshortin Prindonin kanë vendosur që vajzat t’i dërgojnë në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë.

Në postimin e ndarë me ndjekësit e saj në Facebook, Kryeparlametarja ka shkruar se sot ato filluan rrugëtimin më të rëndësishëm, rrugëtimin e dijes.

Sot në Kosovë ka filluar faza e parë e mbajtjes së procesit mësimor, ndërsa faza e dytë për nivelet tjera fillon më 21 shtator./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara