Vjosa Osmani nuk shkon në takimin e Mustafës me anëtarët e LDK-së

13:01 | 29 Maj 2020

Ka filluar takimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me grupin parlamentar të partisë në selinë qëndrore të LDK-së.

Pos, deputetëve në takim janë edhe anëtarët e kryesisë së LDK-së, shkuan Arbresh.info

I pari i LDK-së i ka mbledhur deputetët për t’iu paraqitur kabinetin qeveritar në krye me propozuarin për kryeministër, Avdullah Hoti.

Përveç kësaj Mustafa do i’u kërkojë votën secilit deputetë të LDK-së për qeverinë që po synon të udhëheq.

Në selinë e LDK-së janë parë duke hyrë secili deputetë, por jo kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Vjosa Osamni, edhe pse është nënkryetare e kësaj parti që nga votimi i mocionit nuk ka marrë pjesë në asnjë takim të LDK-së, ndonëse është ftuar nga partia.

Ndonëse me vonës në takim ka hyrë edhe nënkryetari i dytë I LDK-së, Agim Veliu/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara