Vjen nga Franca, e vret vëllain në Lipjan

07:37 | 15 Korrik 2018

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar për Indeksonline se personi i vrarë gjatë ditës së djeshme në fshatin Tërbovc, i komunës së Lipjanit, është vrarë nga vëllai i tij, i moshës rreth 58 vjeç.

Beka ka treguar se i dyshuari është ardhur nga Franca për pushime.

Sipas tij, i njëjti ka pasaportë zvicerane dhe kështu ka vrarë vëllain e tij.

“Sipas prokurorit kujdestar, i dyshuari është nga Franca, ka ardhur për pushime dhe ka vrarë vëllain e tij. I dyshuari ka pasaportë zvicerane. Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë Beka.

Më tutje, ai ka shtuar se motivet e kësaj vrasje janë ende të paqarta.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara