Vjedhin mjete pune, arrestohen teksa i shesin të dielën në treg

09:25 | 9 Shtator 2019

Katër persona janë arrestuar të dielën në Prishtinë pasi dyshohen për vjedhje të rëndë.

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se të dyshuarit kanë vjedhur mjete pune, shkruan arbresh.info.

E në komunikatë thuhet gjithashtu se vjedhja e mjeteve ka ndodhur të premten në një kombi në Pejë ndërsa të dyshuarit i kanë dërguar ato të dielën në tregun e Prishtinës për t’i shitur ku edhe janë arrestuar.

Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën e Policisë.

Me datë 07.09.2019 Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Pejë, është njoftuar se na datë 06.09.2019 rreth orës 19:00 viktima e ka parkuar automjetin e tij (kombi) në një parking të objektit banesor në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, të nesërmen kur ka shkuar te automjeti viktima e rastit e ka vërejtur se persona të dyshuar kanë thyer Xhamin e kombit dhe i kanë vjedhur mjetet e punës të cilat gjendeshin brenda.
Sipas deklarimit të viktimës vlera e mjeteve të punë të cilat iu janë vjedhur është rreth 3800 euro (tremijetetëqind) euro.

Me datë 08.09.2019, viktima ka vërejtur se mjetet e tij janë duke u shitur ne treg në Prishtine, i njëjti ka informuar Policinë, Policia ka arrestuar të dyshuarit të cilët i kanë sjellë në Stacionin Policor Pejë. Pas intervistimit në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe me Gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të i dyshuari nr.3, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsejtë 48 mjete të punës që dyshohet se janë vjedhur nëpër lokacione të ndryshme, të dyshuarit e këtij rasti janë:

1. V.Ç. i lindur me 1973 m/k/sh
2. A.M. i lindur me 1983 m/k/sh
3. O.L. i lindur me 1976 m/k/sh
4. Dhe një person i mitur.

Mjetet e punës të konfiskuara dyshohet se janë vjedhur kryesisht në zonën e Pejës.

Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari nr 1. pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, të dyshuarit nr.2 dhe 3 iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve, ndërsa të dyshuarit nr.4 personit të mitur iu është caktuar masa e ndalimit prej 24- orëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara