Vizita e parë e kryeministrit Hoti në Shqipëri, nis ditën me Edi Ramën

10:15 | 3 Korrik 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është duke zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Ai tashmë ka mbërritur në qeverinë Shqiptarë ku është pritur nga homologu i tij Edi Rama.

Hoti u prit me tepih të kuq e gardën shtetërore.

Pas takimit, Hoti e Rama do të mbajnë konferencë për medie.

I pari i Qeverisë do të qëndrojë në takime pune gjatë gjithë ditës në Shqipëri, ku do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta dhe më liderët e tjerë politik të Shqipërisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara