Veturat e Policisë së Kosovës nuk janë dërguar te automekaniku prej vitit 2016

08:42 | 15 Maj 2019

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur shumë shkelje gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2018 te Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas raportit të ZKA-së, Policia e Kosovës vazhdon të ketë vonesa të stërzgjatura në riparimin e automjeteve dhe një numër i tyre ishin në pritje për riparim që nga viti 2016. Numri i automjeteve, të cilat presin për riparim janë: 16 automjete nga viti 2016, 35 automjete nga viti 2017 dhe 45 të vitit 2018.

Shkelje të shuma ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2018 te Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas raportit të ZKA-së, Policia e Kosovës vazhdon të ketë vonesa të stërzgjatura në riparimin e automjeteve dhe një numër i tyre ishin në pritje për riparim që nga viti 2016, shkruan më tutje “Zëri”.

Numri i automjeteve, të cilat presin për riparim janë: 16 automjete nga viti 2016, 35 automjete nga viti 2017 dhe 45 të vitit 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara