Vetëvendosje sot nis nënshkrimin për zgjedhje të reja

07:11 | 2 Qershor 2020

Lëvizja Vetëvendosje sot me fillim në ora 10:00 deri në 18:00 , në sheshin `Nëna Terezë` në Prishtinë, do të organizojë peticionin me kërkesën për zgjedhje të reja.

Vetëvendosje fillimisht kishte organizuar një peticion online për zgjedhje të reja, ndërsa pas lirimit të masave kundër COVID-19, nga sot këtë do ta bëjë edhe në mënyrë fizike, njofton Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara