Vetëvendosje kërkon nga presidenti Thaçi ta ftojë PDK-në për ta votuar rrëzimin e Qeverisë Hoti

13:55 | 16 Shtator 2020

Deputetja e LVV-së Fitore Pacolli ka thënë në një konferencë për media se do të fokusohen në letrën që u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës në Uashington, Avdullah Hoti.

Ajo ka thënë se kjo vë në pah gatishmërinë e kësaj qeverie jo legjitime për të pranuar çdo gjë që i serviret qofshin ato në dëm të interesave të shtetit.

“Në këtë konferencë do të fokusohemi në letrën që u nënshkrua nga kryeministri ilegal në Uashington përkatësisht në moratoriumin një vjeçar për mos aplikim në organizatat ndërkombëtare. Ky zotim vuri në pah gatishmërinë e kësaj qeverie jo legjitime për të pranuar çdo gjë që i serirët qofshin ato në dëm të interesave të shtetit. Gatishmëria e kësaj qeverie jo legjitime që me vullnetin e saj të plotë të suspendoje subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit do ti,  shkaktojë dëm të pariparueshëm pozitës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në pikën e parafundit të letrës së nënshkruar kryeministri ilegal ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, në kundërshtimin me deklaratën e pavarësisë dhe me nenin 17 të Kushtetutës ai ka nënshkruar pezullimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Pacolli tutje ka thënë se anëtarësimin në organizata ndërkombëtare është jetik për përforcimin dhe ligjimitetit ndërkombëtar të shtetit tonë./arbresh.info/

?#LIVE: Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie

?#LIVE: Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 16 septembre 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara