Vetëvendosje e futë në listë gjinekologen që për pak i mori jetën një fëmiu

08:07 | 13 Shtator 2019 | Vlora Selimi

Drita Kabashi është emri i gjinekologes që bëri një gabim që mund të ishte fatal me një jetë në raport me nënën me inicialet K.XH. Ishte vetë  nëna ajo e cila shpalosi publikisht gabimin që kishte bërë gjinekologia Kabashi. K.Xh nuk kishte vazhduar me procedura në institucionet e drejtësisë, por të gjitha faktet i kishte bërë publike ne medie.

Ajo ishte në muajin e katërt të shtatzënisë atëherë kur doktoresha Kabashi i kishte dhënë lajmin kinse ajo ka abortuar. Madje për këtë edhe i kishte dhënë terapi për pastrim me bindjen e saj se pacientja e saj kishte abortuar. Për fat të saj, gruaja shtatzënë kishte vendosur që ta bëjë një kontrolle të radhës tek një gjinekolog tjetër, konkretisht tek Agron Krasniqi. I njëjti e ka mohuar lajmin e dhënë nga doktoresha Drita pasi që e ka garantuar atë se fëmija është duke u zhvilluar në mënyrën më të mirë. E dëshpëruar dhe mllefosur nga profesionalizmi i gjinekologes Kabashi, pacientja në fjalë ka bërë një postim në Facebook ku këshillon të gjitha gratë shtatzëna që të kenë kujdes nga kontrollet e saj duke e treguar rastin konkret.

Kjo “telenovelë” nuk e pengoi Lëvizjen Vetëvendosje ta marrë në parti gjinekologen Kabashi.

Si të mos mjaftonte kjo,  VV  gjinekologen Kabashi e ka vendosur edhe si kandidate për postin e deputetes  në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Lëvizja Vetëvendosje Kabashit i ka lenë numrin 62 në radhën e listës së tyre me kandidatët për deputetetë.

 

Rezultate imazhesh për lista me kandidat nga vetvendosja

E duke i parë listat për kandidat të partive politike dhe emrat të vendosur në këto lista lënë pak pak shpresë tekë qytetarët se do të ketë ndryshim pozitiv për ta.

Sipas analisteve politik edhe në këtë mandat fytyrat e prezantuara për deputetet nuk janë ekspert të fushave por kandidat të rijnë të cilët nuk kanë pasur kah të shkojnë dhe ju kanë bashkangjitur partive politike.

Analisti, Blerim Burjani, në një përgjigje dhënë arbresh.info, ka thënë se nuk ka kandidat që janë pragmatik në zgjidhje.

“Në këtë legjislaturë kandidatë ka shumë, ndryshime dhe cilësi programore çfarë prezantojnë partitë janë të pakta apo fare. Ka sërish përshkrim të gjendjes në vend të zgjidhjeve, listat e deputetëve janë pothuajse 90% , 10 % dikund mund te vlerësohet e re në lista, nuk ka kandidat që janë pragmatik në zgjidhje, por ka kandidat që mendojnë se duhet me fole e nuk duhet të merr vesh kurrgjë, të tipit përshkrues dhe pa zgjidhje. Nuk ka shumë persona të rinj, ekspertë të fushave. Kemi kandidat të ri që nuk kanë pas kah të shkojnë dhe iu kane bashkëngjit subjekteve  të mëdha  për çudi ka ish-gazetar, këngëtar e artiste dhe pak nga shoqëria civile. Pra, nuk mund të flasim për ndonjë kualitet të konsiderueshëm.”

Analisti, Faik Krasniqi, vlerëson se partitë politike shumicën e kandidatëve për deputetë i marrin sa për të thithur vota e jo pse kanë ndonjë kualifikim.

“Nuk ka ndonjë risi të madhe në listat e kandidateve për  deputetë nga partitë politike. Kemi fytyra të vjetra që janë bërë të bezdisshëm për opinionin, për shkak të mos punës së tyre. Kandidatë që garojnë në çdo palë zgjedhje dhe dështojnë të bëhen, deputetë dhe kandidatë anonime. Ka edhe kandidatë që janë dëshmuar me punën e tyre. Konsideroj që partitë politike më shumë i marrin për thithje të votave, dhe jo për shkak të aftësive apo mos aftësive të tyre. Sidoqoftë, shumica e ish-deputetëve pres që do të votohen prapë, jo për shkak të performancës së tyre. Elektorati nëse pak e përdor trurin, shumicën e ish-deputetëve të vjetër i ndëshkon për shkak të mos punës së tyre. Edhe në këtë legjislaturë nuk pres punë të madhe nga këta deputetë që postin e deputetit e shohin si mjet për të vjelur buxhetin e qytetarëve të Kosovës”.

Ndryshe të gjitha partitë politike këtë herë janë duke hyrë në garën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme me fytyra të reja për deputetet.

Krejt ky ndryshim po vjen pas kërkesës nga ndërkombëtarët që në listat e deputetëve mos të përfshihen personat që kanë ndonjë aktakuzë./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara