Veteranët do shfrytëzojnë parkingun e QKUK-së pa pagesë

16:25 | 13 Nëntor 2017

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se këto ditë pritet të bëhet nënshkrimi i një marrëveshjeje në mes OVL UÇK-së dhe QKUK-së për shfrytëzimin e parkimit të automjeteve pa pagesë nga kategoritë e luftës së fundit.

“Pas një takimi që kemi pasur, jemi pajtuar me menaxhmentin e QKUK-së, që të gjitha kategoritë t’i parkojnë automjetet e tyre në ambientin e QKUK-së pa pagesë, mirëpo ende nuk e kemi zyrtarizuar me dokumentacione. Kjo pritet të ndodhë në këto ditë, sepse me shërbimin spitalor kemi raport mjaft të mira në këtë drejtim”, theksoi Gucati nëpërmjet telefonit.

Ai ka shtuar se disponimi i menaxhmentit të QKUK-së, është mirë që kategoritë e luftës ta shfrytëzojnë ambientin e QKUK-së pa pagese për parkimin e automjeteve. Gucati shtoi se edhe ky shërbim për ish-luftëtarët e lirisë është mjaft i dobishëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara