Vetëm dje kanë ndodhur 56 aksidente dhe janë arrestuar 22 persona

10:47 | 11 Shtator 2019

Gjatë 24 orëve, Policia e Kosovës njofton publikun se janë arrestuar vetëm dje 22 persona, ku prej tyre 12 janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

PK, gjithashtu njofton se vetëm dje kanë ndodhur 56 aksidente, 36 prej tyre ishin pa të lënduar, ndërsa 20 ishin me të lënduar, po ashtu për shkelësit e rregullave në komunikacion janë shqiptuar 1404 tiketa trafiku, shkruan arbresh.info.

Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:-

“RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. “Afrim Vitia”, Prishtinë 10.09.2019 – 12:10. Raportohet se nga një veturë në lëvizje në të cilën ishin tre persona, dyshohet se kanë shtënë me armë e zjarri dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e të shtënave viktima mashkull K/Shqiptar është plagosur në këmbë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK i cili pas tretmanit mjekësor është liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të fishekut i kalibrit të vogël. Është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ka dorëzuar armën e përdorur në rast e cila është e llojit pistoletë, një karikator dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

Prishtinë 10.09.2019 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Fshati Batush, Graçanicë 09.09.2019-11:56. Ankuesi mashkull K-Shqiptar zyrtar i KEDS-it ka raportuar se gjatë orarit të punës ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Serb për të lexuar njehsorin e rrymës elektrike, ku i njëjti e ka penguar dhe e ka kanosur. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Fshati Bardhosh, Prishtinë 10.09.2019 – 16:20. Gjatë një pike kontrolli policia ka ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollimit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy qese të vogla dhe një cigare të mbushura me substanca narkotike të llojit marihuanë dhe një mulli për bluarjen e narkotikëve. I dyshuari mashkull K/Shqiptar është arrestuar dhe më pas me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

KANOSJE

Badovc, Graçanicë 09.08.2019-12:00. Me datën 10.09.2019 ankuesi mashkull K-Serb ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur me jetë nga i dyshuari mashkull K-Serb. Nuk raportohet për të arrestuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET 

PERSON I ZHDUKUR

Lagjja Dardani, Prishtinë 09.09.2019 – 08:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se motra e tij viktima femër K/Shqiptare ka dalë nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

 RAJONI I GJILANIT 

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. “Zija Shemsiu”, Gjilan 29.08.2019 – 12:37. Me datën 10.09.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili me datën 29.08.2019 derisa ka qenë në vendin e punës si pjesëtar i sigurimit fizik në një hipermarket dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës mashkull K/Shqiptar me të meta psikike, për të cilin rast ka raportuar babai i viktimës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shtesë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. “Zija Shemsiu”, Gjilan 07.09.2019 – 21:30. Lidhur me rastin me datën 10.09.2019 është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Raport shtesë:

VJEDHJE E RËNDË&DEKLARIM I RREJSHËM

Fshati Novosellë, Kamenicë 16.08.2019 – 22:30. Në lidhje me veprat penale me datën 10.09.2019 janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj K/Shqiptarë dhe një shtetas i Serbisë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RAJONI I FERIZAJT 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 RAJONI I PRIZRENIT 

INCIDENTET KRIMINALE 

DHUNË FAMILJARE

Suharekë 10.09.2019-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gjyshes së tij viktimës femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

MARRJE ME PROSTITUCION

Prizren 09.09.2019-21:30. Raportohet se nën dyshimin se kanë kryer kundërvajtje ‘marrje me prostitucion’ janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër të dy K/Shqiptarë dhe të njëjtit pas intervistimit në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore Prizren, Divizioni për Kundërvajtje, janë liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET 

AKSIDENT TRAFIKU

Rr. “Ëilliam Ëalker”, Prizren 10.09.2019-21:46. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një motoçiklete dhe një veture civile. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës mashkull K-Shqiptar pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

  RAJONI I PEJËS

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. “Eliot Engel”, Pejë 10.09.2019 – 12:50. Pas një mosmarrëveshje në rrugë janë përleshur fizikisht dhe janë gjuajtur me armë zjarri ndërmjet vete katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, mirëpo kanë kaluar pa lëndime trupore. Më vonë njëri nga të dyshuarit ka hyrë në një lokal ku ka qenë njëri nga personat e dyshuar me të cilin ka qenë një familjar si dëshmitar në ndejën e tyre, kurse me të ardhur personi i dyshuar me një armë në dorë ka shtënë në drejtim të të dyshuarit që ishte në kafiteri, ku është qëlluar dëshmitari që nuk ishte fare i kyçur në rast. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Janë identifikuar dhe janë arrestuar dy nga katër personat e dyshuar të involvuar në rast, ku të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fshati Nakull, Pejë 10.09.2019-14:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi fillimisht njëri prej tyre fyen e tjetri sulmon fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. E njëjta pëson lëndime trupore dhe e njëjta dërgohet për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rr. “Adem Jashari”, Pejë 10.09.2019 – 12:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore është ndalur nga njësiti policor, ku gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe janë konfiskuar 1.2 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe një pako letra rizlla për mbështjelljen dhe konsumimin e substancave narkotike. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “Musë Tahiri”, Pejë 10.09.2019-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar disa qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 67.7 gramë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rr. “Musë Tahiri”, Pejë 10.09.2019-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar 1.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

POSEDIM ILEGAL I ARMËS

Fshati Saradran, Istog 10.09.019 – 15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar i cili gjendet jashtë Kosovës. Gjatë kontrollimit është gjetur një armë e llojit pushke gjysmë automatike 7.62 mm dhe 16 fishekë të njëjtit kalibër.

PËRDORIM I ARMËS

Fshati Belle, Deçan 16.06.2019-17:00. Lidhur me rastin me datën 10.09.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:

VJEDHJE E SHËRBIMEVE

Fshati Raushiq, Pejë 20.08.2019 – 16:20. Lidhur me rastin me datën 10.09.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Rr. “Sadik Rama”, Klinë 10.09.2019 – 13:11. Derisa ankuesi mashkull K/Shqiptar ka qenë duke e hapur një kanal të ujërave të zeza ka hasur në tri granata dore të llojit M-1. Njësiti për deminim i FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë tërhequr mjetet e dyshuara. Nuk raportohet për ndonjë incident.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

PKK Kullë 10.09.2019-16:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K-Rom dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.

 RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

  RAJONI I MITROVICËS-JUGU 

INCIDENTET KRIMINALE 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Kllodernicë, Skenderaj 10.09.2019-12:35. Raportohet se me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër K/Shqiptare, ku gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë automatike AK-47. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 RAJONI I MITROVICËS–VERI 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

POLICIA KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

KULTIVIM I BIMËVE NARKOTIKE

Fshati Koshare, Gjakovë 10.0.2019 – 11:45. Raportohet se gjatë patrullimit, policia ka vërejtur të mbjella bimë të dyshuara narkotike. Gjatë kontrollit janë gjetur 198 fije narkotikë me dimenzione nga 0.90 cm deri në 230 cm, që i përkasin llojit kanabis. Janë larguar dhe janë asgjësuar të gjitha fijet e dyshuara.”/ Arbresh.info

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

 

Aksidente fatale /
Aksidente me të lënduar 20
Aksidente pa të lënduar 36
Tiketa trafiku të shqiptuara 1404
Arrestime 22
Në mbajtje 12
Në vuajtje të dënimit /

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara