Vetaksident në rrugën Pejë-Rugovë, vetura përfundon në lum

09:11 | 13 Shtator 2019

Një veturë ka përfunduar në lumin ‘Lumbardh’ në rrugën Pejë-Rugovë, përkatësisht fshatin Shtupeq.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se nga ky vetaksident, janë lënduar pesë persona.

“Rreth orës 00:30 minuta, në rrugën Pejë-Rugovë në fshatin Shtupeq ka ndodhur një vet-aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime të lehta trupore kanë pësuar pesë persona që ndodheshin në veturë. Shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë dhe moskujdesi i drejtuesit, i cili me të arritur në fshatin Shtupeq në drejtim të Pejës, humbë kontrollin e veturës dhe bie në Lumbardh”, ka deklaruar Rugova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara