Veseli viziton BIK-un me rastin e Kurban Bajramit: Të mos harrohen ata që e flijuan jetën e tyre për ne

10:43 | 11 Gusht 2019

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës ka organizuar pritje tradicionale në selinë e saj në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Meqenëse kryetari i Bashkësisë Islame Naim Tërnava gjendet në Haxh, në vend të tij, pritjen e musafirëve e bëri zëvendës kryetari i Bashkësisë Islame  Reshat Megjiti.

Një ndër vizitorët e shumtë ishte edhe kryetari i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Veseli gjatë fjalimit të tij tha se në këtë ditë të flijimit, duhet të mos harrohen edhe ata që e flijuan jetën e tyre për ne.

“Me bashkëshorten, familjen time ua uroj Bajramit të gjithë qytetarëve. Në këtë ditë të flijimit, i kujtojmë edhe ata që ka ardhe koha që e kanë flijuar edhe jetën e tyre për këtë ditë, për lirinë tonë. Haxhillarët shpresojmë që të kthehen sa më shpejtë”, tha Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara