Vështirësohet nxjerrja e punëtorëve nga miniera, shkak shembja e gurëve

22:55 | 2 Qershor 2020

Edhe pas orëve të vonshme, ende nuk kanë arritur ekipet e shpëtimit që t’i nxjerrin dy viktimat të cilët humbën jetën si pasojë e shembjes së gurit mbi 40 tonë në Minierën e Artanës në Novobërdë.

Nga informatat që kemi marrë nga brenda minierës, është përmendur se trupat nxirren diku pas orës 21:00, por kanë hasur në vështirësi të madhe dhe shembja e gurëve ia ka vështirësuar edhe më tutje punën, raporton arbresh.info.

Bëjmë të ditur se nga shembja e dheut në Minierën e Artanës, si pasojë mbetën të vdekur një inxhinier dhe një punëtor.

Në këtë minierë punojnë mbi 140 punëtorë me nga tre ndërrime, ndërrimi i parë prej orës 06:00 deri në ora 14:00, ndërrimi i dytë prej orës 14:00 deri në orën 22:00, ndërsa ndërrimi i tretë nga ora 22:00 deri në orën 06:00./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara