Veseli ua dërgon deputetëve propozimin për Komisionin Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb

17:35 | 15 Maj 2019

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë ku për pikë të rendit të ditës do ta ketë propozimin e kryetarit Kadri Veseli për themelimin e Komisionit Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë.

Themelimi i këtij komisioni është një nga hapat e parë të iniciativës së Veselit për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Ai ka paralajmëruar edhe ndërtimin e një Muzeu të Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit si dhe Shpalljen e Ditës së Gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Kryeparlamentari tashmë propozimin e tij se si do të duket ky komision, detyrat dhe hapat e mëtutjeshëm ua ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Ky Komision do ta ketë si mision mbledhjen e të dhënave, hulumtimin, dokumentimin dhe klasifikimin të krimeve të bëra nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qëllimi i kësaj iniciative është që krimet që kanë ndodhur në vendin tonë të dokumentohen në bazë të praktikave ndërkombëtare dhe në bazë të këtyre fakteve të kërkohet themelimi i një Gjykate që trajton në mënyrë të paanshme dhe profesionale krimet e bëra nga Serbia dhe forcat e saj ushtarake e paramilitare”, thuhet ndër të tjera në propozimin e Veselit të cilin e ka siguruar Klan Kosova.

Ky komision është paraparë të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore si dhe të organizatave të familjeve të viktimave të vrara në luftë.

Më poshtë lexoni propozimin e Kadri Veselit:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara