Veseli u tregon nipërve te gjeneralit Clark historinë e Kosovës

19:07 | 12 Qershor 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-së, gjeneralin Wesley Clark.

Në takim ishin të pranishëm edhe dy nipërit e gjeneralit Clark të cilëve Veseli u shpjegoj intervenimin e NATO-së në Kosovë.

“20 vite më parë gjyshi juaj ka shpëtuar fëmijë si ju”, ka thënë ai.

Veseli ka shtuar gjithashtu se Kosova është pjesë e Shteteve të Bashkuara.

E teksa u kërkua një shtrëngim i dytë duarsh që mediat të marrin pamje, Clark tha se mediat janë shumë të rëndësishme./Arbresh.info/ 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara