Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.
Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për agjendën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018.
Në takimin e Kryetarit Veseli dhe Ambasadorit Delawie është theksuar nevoja e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes nacional.
Veseli ka thënë se Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar.
Kryetari Veseli ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen konstante që SHBA-të i japin Kosovës.
Ambasadori norvegjez në Beograd: Ata që thonë “Kosova është ...
Rrëfimi i familjes së 9 vjeçares që u shërua nga Hetem Ramad...
Pas Kosovës, Vulinit i ndalohet hyrja edhe në Kroaci
Lionel Messi nuk luan në Kampionatin Botëror?
Mohamed Salahs i “premtohet” transferimi në Real...
Lionel Messi barazon një rekord historik në Kupë të Mbretit