Veseli synon që brenda dy viteve ta zgjidh problemin për ndërtimet pa leje

09:37 | 13 Shtator 2019

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh kandidati për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, ka prezantuar dje planin e tij kundër korrupsionit dhe hapat konkret për realizimin e këtij plani.

Adri Nurellari këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit tha se pakti i Veselit kundër korrupsionit synon që të vë drejtësi dhe barazi.

“Veseli e ka nisur nga PDK-ja dhe kjo nuk është bërë nga partitë e tjera, asnjë parti tjetër nuk është marrë në këtë mënyrë dhe nuk kanë kurajo të marrin vendime”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Nurellari vlerësoi se Veseli ka marrë shumë vendime që do të ndikojnë tek qytetarët.

Sipas tij në 100 ditshin e parë do të shihen rezultatet. Ai tha se misma tjetër ka të bëjë me legalizimin e 350 mijë ndërtimeve pa leje, ku mbahen të bllokuara miliarda euro kapital i papërdorshëm. Ai tha se bëhet fjalë për ata qytetarë që shantazhohen, duke mos ua dhënë titullin e pronësisë nga zyrtarët që i kërcënojnë me shkatërrimin e pronës.

“Ne do të ndërmarrim një proces të përshpejtuar të legalizimit të ndërtimeve pa leje, duke paguar vetëm 1 euro për metër katror. Brenda 2 vitesh do të legalizohen të gjitha ndërtimet pa leje që nuk cenojnë interesin apo pronën publike”, tha ai.

Sipas tij  plani i plotë kundër korrupsionit me 25 pika konkrete do të shpaloset gjatë ditëve të ardhshme. “Dje Veseli ka publikuar 7 pika”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara