Veseli nominohet zyrtarisht për Kryeminsitër: Më 6 tetor do ta mbrojmë Kosovën nga të tjerët

20:19 | 8 Shtator 2019

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli është nominuar zyrtarisht kandidat për kryeministër.

Sikur se kundërkandidati i tij, Ramush Haradinaj, edhe Kadri Veseli e filloi fjalimin e tij duke e përshëndetur fitoren e Kombëtares së Kosovës, duke thënë se pas Kosovës radhën e ka fitorja e  kombëtares së Partisë Demokratike të Kosovës.

Veseli tha se me 6 tetor do të fitojmë që të mos i lejojnë të tjerët ta izolojnë Kosovën, shkruan arbresh.info

“Dje fitoj kombëtarja e Kosovës. Me 6 tetor bëhuni gati për fitoren kombëtare të partisë demokratike të Kosovës. Nuk është vetëm ngjarje tjetër politike, është zotim për rrugën që do e bëjmë dhe do e përcaktojmë drejtimin e rrugës të shtetit tonë. 6 tetori referendum për të ardhmen e Kosovës. Më 6 tetor do të fitojmë që mos ti lëm të tjerët ta izolojnë Kosovën.  Zgjedhjet nuk janë qëllimi është mënyra e realizimit të ëndrrës. Ne PDK dimë ta ndërtojmë shtetin e Kosovës, kemi guxim dhe vizion” tha Veseli

Tutje Veseli tha se PDK është e vetmja parti që ka vullnet dhe guxim për t’I rregulluar problemet e shumta me të cilat përballet Kosova.

Ai gjithashtu ka thumbuar edhe kundërkandidatët e tij.

“Kryeministri i Kosovës duhet t’i përgjigjet vetëm popullit të Kosovës dhe nevojave të qytetarëve. Nuk mund të qeverisin ata që e mohojnë identitetin e Kosovës. Ata që cenojnë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, ata që kanë lidhje me nepotizëm e korrupsion. PDK është partia e vetme që ka vullnet dhe guxim për ti rregulluar këto gabime. Do të punojmë një Qeveri pa aktakuza, Qeveria do të jetë me më së shumti të rinjë që ka pasur ministra ndonjëherë” tha Veseli

Po ashtu  Veseli tregoi qartë qëllimin e tij si kryeministër  Kosovës.

“Unë i kam hyrë garës për kryeministër me një qëllim, Kosova nuk guxon ta kthehet mbrapa, Kosova nuk guxon të izolohet dhe 6 tetori është data që nuk guxon të humbet. Unë nuk kam gënjyer asnjëher edhe pse ndoshta nuk kam ditë ta them si duhet të vërtetën”  tha Veseli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara