Veseli: Njerëzit e kanë humbur besimin prandaj po ikin nga Kosova

09:51 | 18 Prill 2019

Ministria e Drejtësisë organizon konferencën për drejtësinë komerciale, në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka kërkuar nga prokurorët që të ngrisin aktakuza për politikanë e profilit të lartë.

Veseli shtoi se njerëzit e gjyqësorit kanë kapacitet dhe guximin të bëhen heronj të vendit duke mos kursyer askënd pa marrë parasysh pozitën e tij.

“Korrupsioni po vjen vet nga ne duke pas qefë me perfitu. Ne duhet me ndal vet korrupsionin. Për me ndal korruptonin duhet me ndalu hapësirën për tu korruptuar duke filluar nga politikanët që ka mjaftë. Njerëzve ju ka humbur besimi në Kosovë prandaj edhe po ikin”, tha Veseli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara