Veseli nderon dëshmorin Luan Haradinaj

15:00 | 6 Maj 2017

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli  ka nderuar  Luan Haradinajn   në 20 vjetorin e rënies, shkruan Arbresh.info

Veselin pëmes një postimi në rrjetin sociale Facebook ka kujtuar jetën dhe veprën e Luan Hajradinajt.

“Vepra dhe sakrifica e tyre është gurthemel i lirisë dhe i shtetit tonë të pavarur, Republikës së Kosovës”, ka shkruajtur Veseli

Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë të tij:

Sot, në 20 vjetorin e rënies, nderojmë njërin nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroin Luan Haradinaj.

Vitet kalojnë, por kujtimi për Luanin dhe mijëra dëshmorë të lirisë është i gjallë dhe i fuqishëm në zemrat tona. Vepra dhe sakrifica e tyre është gurthemel i lirisë dhe i shtetit tonë të pavarur, Republikës së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara