Veseli kujton Rexhep Malën e Nuhi Berishën

11:53 | 11 Janar 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar në 35 vjetorin e rënies, atdhetarët e dhqiar Rexhep Mala e Huhi Berisha.

Kreu i Kuvendit ka shkruar në faqen e tij në Facebook se pas pretendimeve serbe se e kishin shuar lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë, pushka e Rexhep Males e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmoi të kundërten: rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme.

“Sot, në 35 vjetorin e rënies, kujtojmë Rexhep Malën e Nuhi Berishën. Pas pranverës së vitit 1981, regjimi jugosllav haptas pretendonte se e kishte shuar lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë. Pushka e Rexhep Males e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmoi të kundërten: rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme. Ajo vetëm sa do të bëhej edhe më e fuqishme. Vitet më pas e vërtetuan këtë. Lavdi Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe gjithë të rënëve për liri”, ka shkruar Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale