Veseli kujton Mikullovcin, si njeri të artit dhe politikës

10:55 | 15 Shtator 2020

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime Familjes Mikullovci, pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe veprimtarit të madh, Adem Mikullovci.

Sot na la fizikisht aktori i njohur, Adem Mikullovci. Njeriu që përgjatë jetës së tij artin dhe politikën i përjetoi si qëllim për emancipimin e gjendjes shqiptare në Kosovë, ka shkruar Veseli, në faqen e tij zyrtare në Facebook, transmeton arbresh.info.

Ai ndër të tjera ka shkruar se Mikullovci si delegat i Kuvendit, shpalli deklaratën Kushtetuese, dhe si aktor me nam në hapësirën tonë kulturore, do të mbetet përherë në kujtesën tonë të vlefshme kolektive, shenjë e patejkaluar.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot na la fizikisht aktori i njohur, Adem Mikullovci. Njeriu që përgjatë jetës së tij artin dhe politikën i përjetoi…

Publiée par Kadri Veseli sur Mardi 15 septembre 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara