Veseli-deputetëve: Po me detyroni me shty seancën

10:49 | 15 Maj 2019

Seanca plenare e cila ishte paraparë që të filloj në orën 10:00 është shtyrë të vazhdojë pas disa minutave.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se në mungesë të deputetëve punimet do të fillojnë pas 15 minutave.

“Shtyrje e vazhdimit të seancës për 15 minuta, nëse nuk bëhet kuorumi, edhe njëherë e shtyjmë me 15 minuta e pas orës 11:00 e konstatojmë gjendjen dhe marrim vendim”, u shpreh Veseli.

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë plenare për vazhdimin e 59 pikave të papërfunduara nga muaji janar, shkurt, mars dhe prill.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara