Veriu i rikthehet normalitetit tre javë pas krizës së improvizuar humanitare

08:16 | 21 Korrik 2019

Kanë kaluar tre javë nga kriza e improvizuar humanitare. E gjendja në veri të Mitrovicës duket t’i jetë rikthyer normalitetit.  arbresh.info ka qëndruar në këtë qytet dhe ka parë dyqanet kanë qenë mirë të furnizimin me produkte ushqimore dhe të tjera.

Edhe çmimet i janë rikthyer normalitetit ndryshe nga dita e inskenimit të krizës kur ato ishin fryrë dukshëm.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka thënë për arbresh.info se nuk ka rrezik për përsëritje të këtij inskenimi.

“Inskenimi i krizës në veri të Kosovës ishte vetëm një nga skenarët e politikës serbe i cili deshti që ta shfrytëzoj për interesa të saj e jo për qytetarët e veriut. 90% e kufirit është i hapur, veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës dhe nuk mund të ketë krizë”, ka shtuar ai.

Islami ka thënë se Institucionet kanë reaguar më kohë.

“Sa herë që ata do të mund të tentojnë të ri inskenojnë përsëri do të dështoj sepse përgjigja e Institucioneve të Kosovës ishte adekuate duke imponuar edhe pika të caktuara që asgjë të mos u mungoj qytetarëve pavarësisht se shitësve serb iu ndalua që të furnizojnë”, ka thënë ai.

arbresh.info gjatë ditës ka provuar të kontaktoi edhe me kryetarin e komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri por ai ka qenë i pa qasshëm.

Bahtiri në kohën e inskenimit të kësaj krize kishte bërë të ditur për arbresh.info se pasi jeton në pjesën veriore ka vizituar dyqanet dhe ka parë se janë mirë të furnizuara për të plotësuar nevojat e banorëve.

Sipas tij as banorët nuk duan një improvizim të tillë por kanë marrë urdhër nga shteti serbë./arbresh.info/

Veriu i rikthehet normalitetit tre javë pas krizës së improvizuar humanitare

Veriu i rikthehet normalitetit tre javë pas krizës së improvizuar humanitare

Publiée par Arbresh.info sur Vendredi 19 juillet 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara