Vendosen flamujt kombëtar në Nju Jork

08:39 | 28 Nëntor 2020

Organizata “Rrënjët Shqiptare ” në Amerikë, me president Marko Kepin, vazhdojnë traditën e tyre të festës së 28 Nëntorit të cilët si gjithnjë sjellin atmosferën e flamurit kuq e zi në zemër të Nju Jorkut, ku sivjet kanë vendosur 500 flamuj, 250 shqiptarë dhe 250 flamuj amerikanë.

Këta flamuj janë sponsorizuar nga familja Qoku, dashamirës besnik e Organizatës “Albanian Roots”, transmeton portali arbresh.info

Flamujt janë vendosur në “Hylan Boulevard në Staten Island” me rastin e festave të nëntorit ! Së bashku në këtë organizim të bukur të flamujve i janë bashkuar dhe dy shoqatat e mëdha si “Kraja” presidenti Mirsad Kovaci, “Dibra” Presidenti Dashnor Miftari dhe “Ana e Malit” Presidenti Safet Lolla, si gjithnjë që japin kontributin e tyre të vyer për komunitetin shqiptar dhe gëzojnë një emër të mirë e të dashur për të gjitha aktivitetet e tyre që realizojnë ndër vite.

Organizata ‘Albanian Roots’ vazhdon misionin e saj së bashku me anëtarët e bordit dhe të gjithë të rinjtë anëtarë të kësaj shoqate si në rastin e tërmetit ku ende dhe sot po ndërtohen shtëpitë e familjarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Shoqata ‘Rrënjët Shqiptare’ i urojnë të gjithë shqiptarëve: Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin, festën e flamurit shqiptar, flamurit kuq e zi që valëvitet aq bukur dhe me krenari”, thuhet në shkrimin e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara