Vendimi për Dajtin, Rama lau duart si Pilati

20:58 | 10 Shkurt 2019

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar edhe njëherë pas vendimit të dhënë për rrëzimin e dënimit të përjetshëm për vrasësin e 4 oficerëve, Dritan Dajti.

Me anë të një reagimi në Facebook, Berisha shkruan se me anë të Lleshjat sot Rama lau duart si Pilati.

Sipas ish-kryeministrit Rama kërkoi që të fshihej sot pas deklaratave të Lleshajt, pasi pushkatoi për herë të dytë 4 oficerët.

Ja postimi i Berishës:

Edvini lau sot duart si Pilati!

Edvini, vrasesi per se dyti i oficereve Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, tre dite pas krimit te tij makaber lan duart si Pilati.

Ai, pas i hoqi tre dite me pare kater denime te perjtshme mikut te tij, vrasesit serial te kater oficereve te policise, Dritan Dajti nxorri sot narkoministrat e tij kakistokrate, Vasal Lleshaj dhe ndrikull Gjonaj per tu betuar fytyrenxire se ai eshte duarjashte ne vrasjen per se dyti te oficereve te policise dhe triumfin e xhelatit te tyre Dajti ne sallen e krimit makaber.

Miq, lidhjet e krimit te Edi Rames me Dritan Dajtin qe datojne fillimet e viteve 2000 jane universalisht te njohura. Keto lidhje te ngushta dhe me pas dhe komunikimet e tij elektronike dhe te tjera me Dritan Dajtin ne qeli, manovrimet e Edvinit per ta liruar i kam denoncuar publikisht ne parlament dhe media mbi 20 here.

Keshtu qe ekzekutimi per here te dyte tre dite me pare i kater martireve te rendit dhe sigurise eshte vetem finalizimi i nje veprimtarie kriminale te krye kreut Edvin Kristaq Krimi.

Duke denuar dhe nje here kete akt, i paprecedent ne historine e ketij vendi, dhe autorin e tij Edvin Kristaq Krimi, ftoj shqiptaret ti japin sa me pare kreut te meduzes se krimit te organizuar ne Shqiperi pergjigjen e merituar! sb

Shpërndaje në rrjete sociale