Vendimi për Dajtin, ambasadori i BE: Duhet vlerësim urgjent

20:20 | 10 Shkurt 2019

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin. Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se ky vendim duhet vlerësuar nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjitshëm.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. #Justerereform është i pakthyeshëm dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit”, shkruan Soreca.

Shpërndaje në rrjete sociale