Vëllai raporton në polici motrën e zhdukur

11:37 | 11 Shtator 2019

Gjatë ditë së djeshme, është raportuar se një femër është larguar nga banesa e saj, në lagjen “Dardania”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu Policia, njofton se lajmin e ka raportuar vëllai i saj, ndërsa vendndodhja e vajzës ende nuk dihet, shkruan arbresh.info.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

Ky është njoftimi i plotë:-

Lagjja Dardani, Prishtinë 09.09.2019 – 08:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se motra e tij viktima femër K/Shqiptare ka dalë nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara