Veliu viziton IKP-në: Synojmë një polici të besueshme dhe profesionale

13:25 | 3 Gusht 2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pas një vizite që ka pasur në Inspektoratin Policor të Kosovës(IKP), tha se ka ofruar mbështetje të fuqishme për këtë institucion që qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtare të kenë një polici profesionale dhe të besueshme.

Ministri Veliu po ashtu theksoi se kontributi i ministrisë të cilën e drejton do të jetë për arritjen e marrëveshjeve ndërmjet IKP-së me inspektorate të ngjashme të vendeve tjera për luftimin e krimit në mënyrë më efikase.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës që i bëra Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ku u prita nga u.d i kryeshefit, Kushtrim Hodaj, diskutuam për punën e përgjithshme të këtij institucioni në veçanti për situatën aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në takim theksova mbështetjen time të plotë për IPK-në, duke pasur parasysh angazhimet dhe qëllimin tonë të përbashkët për një polici profesionale dhe të besueshme për qytetarët dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Kontributi i Ministrisë së Punëve të Brendshme do të jetë edhe në ofrimin e IPK-së me vendet e rajonit, sa i takon marrëveshjeve dhe raporteve me inspektoratet dhe policitë në mënyrë që luftimi i çfarëdo forme të krimit të jetë sa më efikas.

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara