Veliu takohet me Braathu, e falënderon për përkrahjen

17:29 | 18 Shkurt 2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot ka takuar ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Veliu përmes një postimi në facebook ka shkruar se ka falënderuar Braathu për përkrahjen, shkruan arbresh.info.

Ai ka shtuar gjithashtu se do të vazhdojë partneriteti me OSBE-në.

“Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z.Jan Braathu e falënderova për përkrahjen që OSBE ka dhënë për MPBAP, veçmas për Policinë e Kosovës dhe Akademinë për Siguri Publike. Do ta vazhdojmë partneritetin me OSBE-në, që MPBAP ta bëjmë institucion të besueshëm për qytetarët e Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara