Veliu priti në takim shefin misionit të OSBE-së Braathu, diskutohet ballafaqimi me COVID-19

13:29 | 2 Korrik 2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, transmeton arbresh.info.

Në këtë takim u diskutua për prioritetet e ministrisë dhe situatën aktuale të ballafaqimit me pandeminë COVID-19.

Ministri Veliu e njoftoi ambasadorin Braathu për të gjitha masat që ka ndërmarrë MPB-ja në luftimin e këtij virusi me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.

Ndërsa, në anën tjetër ambasadori Braathu shprehu mirënjohjen e tij për punën që janë duke bërë institucionet e Republikës së Kosovës në luftimin e kësaj pandemie dhe shprehi gatishmërinë e  Misionit të OSBE-së në përkrahjen e institucioneve të vendit dhe ministrisë në veçanti.  /arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara