Veliu premton kompensim për punën e policëve gjatë pandemisë

11:08 | 10 Gusht 2020

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka theksuar përkrahjen e fuqishme për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe përkrahjen maksimale që të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Njoftimi i plotë:

Sot prita në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan.

Diskutuam për kushtet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Theksova përkrahjen e fuqishme për Policinë e Kosovës dhe përpjekjen maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara