Veliu kërkon nga llapjanët ta votojnë Rudarin

23:07 | 27 Nëntor 2020

Ish kryetari i Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka folur për zgjedhjet e parakohshme të së dielës në Podujevë, duke bërë thirrje që të votohen bashkëpartiaku i tij, Nexhmi Rudari,

Veliu përmes një statusi në Facebook, ka thënë se “ky mandat edhe pse i shkurtër, do të ketë peshë të madhe për Komunën e Podujevës, dhe se, ata që po duan ta godasin në zemër LDK-në, do të dështojnë keq të dielën me fitoren bindëse te Rudarit”.

Ai tutje i’u është drejtuar llapjanëve më një kërkesë që ta votojnë Nexhmi Rudarin nga radhët e LDK-së, duku i’u kujtuar llapjanëve se “për këtë gjë i’a kanë dhënë besën Ibrahim Rugovës në të kaluarën”.

Tutje Veliu ka folur edhe profilin e Rudarit, duke e cilësuar si “njeri të fjalës, punëtor, familjar të mirë dhe atdhetar të madh”.

Në fund Veliu është shprehur i bindur që të dielën, “LDK-ja me kandidatin e saj, Nexhmi Rudari, do ta fitojnë Podujevën”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara