Vedosen shenjat orientuese në hapësirat e QKUK-së

14:09 | 22 Nëntor 2019

Të gjithë vizitorët, që kishin probleme për t’u orientuar Qendrën Klinike Universitare, tash e tutje do ta kenë më të lehtë, ngase në rrugët kryesore të saj janë vendosur shenjat për secilin klinikë dhe institucion brenda oborrit të QKUK-së.

Më herët, pacientët kanë humbur shumë kohë, duke bredhur rrugëve, në pamundësi për të gjetur adresën e saktë për institucionet përkatëse shëndetësore.

Implementimi i këtij projekti i ka dhënë një pamje tjetër QKUK-së, ndërsa pacientëve qasje më të lehtë për marrjen e shërbimeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara