Vdes në aksident komunikacioni ish-drejtori i Shëndetësisë së Kamenicës

17:29 | 12 Qershor 2019

Sot rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën Prekovci-Llabjan.

Nga ky aksident trafiku ka ndërruar jetë ish- drejtori të Shëndetësisë së Mirëqenies Sociale në Kamenicë, Agim Bucolli, raporton Indeksonline

I ndjeri pas aksidentit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Prokurori i shtetit, ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara