Vdes kardiologu kosovar

12:32 | 31 Mars 2020

Ka vdekur mjeku kosovar, kardiologu Sami Gjoka.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media vet QKUK.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentet e fundit dha kontributin e tij profesional për të ndihmuar pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e kardiologut invaziv, dr. Sami Gjoka.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentet e fundit dha kontributin e tij profesional për të ndihmuar pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore.

ShSKSUK, i’u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së dr. Sami Gjoka.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara