Vdes Ekrem Syla, punëtor i Klan Kosovës

15:41 | 27 Qershor 2017

Pas një sëmundjeje të shkurtër, sot ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare punëtori i Klan Kosovës, Ekrem Syla.

Ai ka punuar si realizator në televizion që tetë vjet ku edhe ka kryer punën e tij me profesionalizëm.

Syla bënte pjesë në grupin e punëtorëve që i dhanë jetë televizionit, shkruan Klan Kosova.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sonte prej orës 19:00 në varrezat e fshatit Dumnicë e Ulët të Vushtrrisë.

Kolegun e tyre të ndjerë e kanë përkujtuar punonjësit e televizionit, përmes rrjeteve sociale, përshirë edhe drejtuesit e Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara