Vdes edhe një kosovar në luftën e Sirisë

21:30 | 13 Maj 2019

23-vjecari Rron Emini nga Prishtina është vrarë në zonën e luftën në Siri.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka konfirmuar për Gazetën Express se ministria e tij ka marrë informacione se një kosovar ka vdekur në Siri.

“Po kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, ka thënë Tahiri për Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara