Vdes arsimtari në shkollë, 20 ditë para pensionimit

11:27 | 4 Mars 2017

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodh mbrëmë para shkollës “Xhevë Lladrovci” në Shkabaj të Drenasit. Arsimtari i Biologjisë, Abedin Dibrani, ka ndërruar jetë para dyerve të shkollës si pasoj e një sulmi ne zemër, njofton drenicapress.

Mësimdhënësi Dibrani me një përvoj punë 40 vjeçare ka dhënë një kontribut të çmuar në arsimimin e shumë brezave të komunës së Drenasit. Ai pritej të pensionohej me 23 mars të këtij muaji.

Në ditën e fundit të punës dhe jetës, Abedin Dibrani i ka mbajtur dy orët e para në SHFMU “Mehmet Gradica” në Gradicë, prej atje ka vazhduar rrugën në Drejtorinë e Arsimit në Drenas për të pyetur rreth procedurave të pensionimit. Nga DKA e Drenasit ka shkuar në shkollën e Dritanit, ku edhe ka filluar karrierën e mësimdhënësit për të marrë vërtetimin e pensionimit, si dhe ka ftuar disa kolegë në ahengun i cili pritej të mbahej më 23 mars të këtij muaji.

Arsimtari Dibrani ka vazhduar rrugën drejt Shkabës, me të mbërritë në vendin ku jepte mësim, është ulur në shitoren e Isaj Berishës përball shkollës “Xhevë Lladrovci” dhe në atë vend ka ndërruar jetë.

Drenica Press ka kontaktuar edhe me drejtorin e Shkollës së Shkabajt “Xhevë Lladrovcii”, Valdet Nika.

“Është një ngjarje e dhimbshme e cila na prek të gjithëve, mua si drejtori i shkollës dhe të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve” ka thënë Nika.

Arsimtari i biologjisë, Abedin Dibrani, me një përvojë 40 vjeçare ka dhënë një kontribut të çmuar për arsimin e Drenasit, vlen të ceket kontributi i tij i çmuar në vitet e 90’ta. I ndjeri ka qenë i pajisur me të gjitha tiparet njerëzore, duke reflektuar në familjen dhe të nxënësit e tij. Të gjithë fëmijët e arsimtarit të ndjerë janë të pajisur me diploma universitare.

Valdet Nika ka theksuar se Abedin Dibrani disa herë ka qenë i shpërblyer me mirënjohje si mësimdhënës i dalluar në nivel shkolle dhe në nivel komunal. Për nderë të ditës së mësuesit më 7 mars, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci do të shpërblente me një mirënjohje për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave.

Varrimi i të ndjerit  bëhet sot me 04.03.2017 ( e shtune) në ora 16 në varrezat e fshatit Gradicë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara