Vdekja e Bush, Trump shpall 5 dhjetorin ditë zie kombëtare

21:12 | 1 Dhjetor 2018

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump shprehën ngushëllimet e tyre për vdekjen e George H.W. Bush. Ata e kujtuan atë si një njeri me gjykim të drejtë dhe udhëheqje të palëkundur. Në nder të tij, Trump do të caktojë 5 dhjetorin si një ditë zie kombëtare.

Ish presidenti amerikan, Xhorxh Herbert Walker Bush vdiq në shtëpinë e tij në Hjuston, të Teksasit. Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, një republikan që shërbeu një mandat nga viti 1989 në vitin 1993, mbahet mend për dëbimin e trupave pushtuese irakiane nga Kuvajti dhe për përpjekjet drejt një marrëveshjeje paqësore në Lindjen e Mesme.

Presidenti Bush pasoi Presidentin Ronald Reagan në vitin 1989, pasi shërbeu dy mandate si nënpresident i tij. Presidenca e tij përjetoi ndryshime të mëdha botërore, duke filluar me rënien e Murit të Berlinit gjatë vitit të tij të parë në detyrë. Pastaj Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991 dhe presidenti Bush dhe presidenti i fundit sovjetik Mikhail Gorbaçov njoftuan një partneritet strategjik amerikano-rus, duke sinjalizuar fundin e Luftës së Ftohtë.

Por në frontin e brendshëm, presidenti Bush i zhgënjeu votuesit duke mos realizuar premtimin e fushatës së tij për të ulur taksat.

Presidenti republikan u detyrua nga shumica demokratike në Kongres të ngrinte taksat për të frenuar defiçitin buxhetor në rritje. Recesioni ekonomik dhe pyetjet e vazhdueshme në lidhje me përfundimin e Luftës së Gjirit kontribuan në rënien e vlerësimit të punës së tij duke bërë që ai të humbiste garën për t’u rizgjedhur në vitin 1992.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Bush u tërhoq nga politika dhe e bëri Teksasin shtëpinë e tij të përhershme, aty ku kishte bërë pasurinë e tij në biznesin e naftës. Por, ai nuk u zhduk nga syri i publikut. Presidenti Bush ishte aktiv në fushatën presidenciale të djalit të tij 8 vjet më vonë.

“Ky djalë, ky biri ynë nuk do t’ju lërë në baltë. Ai do të bëjë çdo përpjekje dhe do të shërbejë me nder të madh -gjatë gjithë rrugës!” Në vitin 2005, me kërkesën e djalit të tij Xhorxh, i cili u bë presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara