Vdekja e 16 vjeçares nga goditja e trenit në Klinë, gjithçka do të zbardhet pas raportit të Mjekësisë Ligjore

18:15 | 17 Shtator 2019

Sot në qytetin e Klinës në orët e mesditës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Treni ka goditur një vajzë, derisa ajo ka ndërruar jetë pas plagëve që mori.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook ka thënë se janë tashmë në vendin e ngjarjes, derisa janë duke pritur raportin e Mjekësisë Ligjore dhe të prokurorit.

“Lajmi për aksidentin që ka ndodhur sot në Klinë më tronditi thellë. Në emrin tim dhe të Drejtorisë për Shëndetësi ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkëndjejmë me familjen për vdekjen e familjarit të tyre.

Lajmi për aksidentin që ka ndodhur sot në Klinë më tronditi thellë. Në emrin tim dhe të Drejtorisë për Shëndetësi ju…

Publiée par Hekuran Sejdiu MD sur Mardi 17 septembre 2019

Jemi në vendin e ngjarjes duke pritur raportin e Mjekësisë Ligjore dhe prokurorit.

Jemi bashkë me qytetarët e Komunës së Klinës në këto momente tronditëse”, ka shkruar Sejdiu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara