Vazhdon moti i ngrohtë edhe në fundjavë

23:37 | 13 Shtator 2019

Në fundjavë mot i kthjellët. Në fillim të javës së ardhshme më ngrohtë dhe me diell, e në pjesën e dytë të javës, më ftohtë, mundësi edhe për shi.

Në pjesën e dytë të javës, masa më të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë mbi rajon ku do të zbresin ndjeshëm temperaturat në të dy vlerat ekstreme, e priten mundësi edhe për reshje shiu.

14.09 – Mot i mirë, i kthjellët dhe me diell
15.09 – Mot i mirë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.
16.09-17.09 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.
18.09 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 10C deri në 14C, e maksimalet nga 26C deri në 30C.

Do të fryj erë e lehtë kryesisht nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, por gradualisht pritet të pësojë rënie nga mesi i javës së ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara