Vazhdon intervistimi i Kadri Shalës nga Policia, i cili është i përfshirë në skandalin e dy milionë eurove

15:27 | 26 Tetor 2020

Është duke vazhduar intervistimi i Kadri Shalës,  pronarit të kompanisë “LDA Group”, i cili është i përfshirë në skandalin 2.1 milionë eurove ku dyshohet se u vjedhën nga Thesari i Shtetit.

Zëdhënësi për media i Policisë së Kosovës Baki Kelani tha për arbresh.info se Kadri Shala është vet dorëzuar në Polici dhe se ende është duke vazhduar procesi i intervistimit ndaj tij.

Intervistimi i tij është duke u bërë në stacionin qendror të Policisë së Kosovës përkatësisht në Departamentin e Hetimeve.

Aktualisht disa nga mediat janë mbledhur para objektit për të parë nga afër zhvillimet lidhur me rastin./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara